LAJMI I FUNDIT:

Fitore jetike për mitrovicasit, mposhtin Rahovecin

Fitore jetike për mitrovicasit, mposhtin Rahovecin

Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 71:60 (19:10, 17:23, 12:15, 23:12), në kuadër të javës së 27-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, Trepça e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 19:10.

Skuadra mitrovicase kishte epërsi edhe në periudhën e dytë, deri dy minuta nga fundi, kur mysafirët me gjashtë pikë radhazi ngushtuan shifrat në 36:33, sa përfundoi pjesa e parë.


Perioda e tretë ishte mjaft interesante, por që u fitua nga mysafirët 12:15, ku rezultati në semafor ishte 48:48 pas 30 minutash. Çereku i fundit ishte vendimtar.

Trepça nuk lëshoi pe dhe me kalimin e minutave ngriti epërsinë, kurse triumfoi në fund 71:60, një fitore shumë e rëndësishme për klubin mitrovicas.

Te Trepça u dalluan Dino Butorac me 23 pikë e 18 kërcime, Drilon Hajrizi me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Stavros Toutziarakis me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci, Darell Davis shënoi 16 pikë, ndërsa Arian Qallaku 13.

Trepça tani ka 11 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Rahoveci 17 fitore dhe 10 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori