Starti i Cityt në këtë takim ishte me tempo të ulët dhe me pak raste shënimi, përkundër dominimit në posedim.

I lënduar nga loja largohet Sergio Aguero pas 14 minutash lojë, duke bërë që në lojë të futet Edin Dzeko.


Carlos Tevez u tregua i sakt pas vetëm 40 minutash lojë, për t’i dhënë avantazhin Cityt pas pjesës së parë me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Menaxheri i ekipit të promovuar në elitë inkuadroi në lojë Lambert, i cili barazoi rezultatin (59’). Të njëjtën gjë e bëri edhe me Steven Davis, të cilin e inkuadroi në lojë nga pankina dhe i cili i dha epërsinë mysafirëve (68’).

Që nga ky moment, City luajti vetëm në sulm. Pas një harkimi nga këndi, Edzin Dzeko i tregua më klinik duke realizuar golin e barazimit (72’).

Mancini inkuadron në lojë Mario Balotellin për të intensifikuar sulmet. Rastet portieri i mysafirëve i ndali një nga një, por jo edhe të Samir Nasrit, i cili shënoi pas një harkimi për 3-2 (80’) dhe fitoren e madhe të Cityt.

Vlen të përmendet se Samir Nasri u ndëshkua me karton të verdhë pas golit për shkak se zbuloi fanellën “Eid Mubarak”, e cila do të thotë “Me Fat Fitër Bajrami”.

Ndeshja mbaroi me rezultat 3-2 dhe përkundër faktit se City shtrëngoi dhëmbët në fund për këtë fitore, ende mbetet ai ekip i frikshëm i cili nuk di të ndalet kur fillon të sulmojë. /Telegrafi/

telegrafi sport app