Sezoni pranveror i kampionatit elitar nisi me super duelin mes Shkëndijës dhe Strugës, një përballje që justifikoi pritshmëritë dhe vëmendjen e opinionit sportiv. Në derbin e javës së 17-të, ku u ndeshën skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë në tabelë, Shkëndija në fund e theu rezistencën e mysafirëve dhe triumfoi me rezultat 2-0, duke mbetur fuqishëm në garë për kreun, njofton Telegrafi.

Rastin e parë serioz vendasit e krijuan pas një depërtimi nga krahu të Latifi, por goditja e tij përfundoi mbi portë. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Shkëndija lidhi disa raste radhazi. Fillimisht Tamaba provoi, pastaj Besart Ibraimi pati një mundësi ideale nga rreth tre metra, por portieri Angeleti reagoi shkëlqyeshëm.


Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Shkëndija tregoi më shumë dëshirë për të shënuar, ndërsa Struga ishte mirë e pozicionuar në fazën mbrojtëse. Pa raste të mëdha në fillim, pasuan zëvendësimet në të dyja kampet. Rezultati u zhbllokua në minutën e 79-të, kur Sebastian Spahiu shënoi golin e epërsisë.


Fitorja u vulos në minutën e 88-të nga përforcimi i ri Fahd Nzengue, i ardhur nga Brera. Sulmuesi përfitoi nga asistimi i Spahiut dhe realizoi me qetësi për 2-0. Ky ishte goli i tij debutues në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e kampionit.

Deri në fund, Shkëndija e menaxhoi në mënyrë rutinore epërsinë dhe arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme. Pas kësaj fitoreje, skuadra tetovare ka 39 pikë, dy më pak se Struga dhe tri më pak se Vardari, i cili ndeshjen e radhës e zhvillon nesër ndaj Arsimit.

telegrafi.com

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej javësh, kriza e thellë që ka kapluar FC Shkupin po reflektohet drejtpërdrejt në fushë. Skuadra nga Çairi pësoi një tjetër humbje të rëndë, duke u mposhtur me rezultat të thellë 0-6 nga Tikveshi, në një ndeshje ku u dëshmua qartë se Shkupi po kalon periudhën më të errët në historinë e klubit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app