LAJMI I FUNDIT:

Fitore e merituar e Pejës

Fitore e merituar e Pejës

Klubi Basketbollistik i Pejës ka regjistruar fitore prej 83-79 kundër KK Teodos në palestrën “Karagaçi”, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Skuadra nga Kosova kishte epërsi të lehtë në çerekun e parë (24:21), ndërsa në çerekun e dytë shënoi një pikë më pak se kundërshtari për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 39:37.

Peja dominoi në çerekun e tretë duke shënuar 23 pikë dhe duke pranuar vetëm 14.

Mirëpo, në çerekun e katërt, Teodo bëri një rikthim duke bërë që koha e rregullt të mbyllej me rezultat 70:70.


Në minutat shtesë, pejanët u treguan sërish më të fortë dhe e përfunduan sfidën me rezultat 83-79. /Telegrafi/