Site icon Telegrafi

Fitore e madhe e Dritës në Drenicë

Drita ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Drenica në luftën për mbijetesë.

Skuadra gjilanase ka shënuar fitore të thellë 4-0 në Skenderaj duke treguar një lojë të mrekullueshme nga fillimi i ndeshjes deri në fund.

Sulmuesi i mysafirëve, Almedin Murati shënoi gol për Dritën vetëm pas 24 sekondave lojë për 1-0.

Goli i dytë u arrit nga mbrojtësi Taulant Haliti që realizoi me kokë në minutën e 19-të, dhe me rezultatin 2-0 në të mirë të Dritës skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë përsëri Drita realizoi dy gola, kur kësaj radhe realizuan Xhevdet Shabani dhe Alban Shillova.

Pas kësaj fitore Drita është ngritur në pozitën e tetë në tabelë me 32 pikë të tubuara, duke kaluar Prishtinën dhe Lirinë.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe kampioni në fuqi Feronikeli ndaj Istogut me rezultat 3-0.

Kapiteni Fidan Gerbeshi, sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti shënuan për ‘Niklin’, që tani e sheh vetën më afër titullit. /Telegrafi/

Exit mobile version