LAJMI I FUNDIT:

Fitore e lehtë për Prizrenin 16 ndaj Vllaznisë në Ligën Unike

Fitore e lehtë për Prizrenin 16 ndaj Vllaznisë në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Prizreni 16 ka regjistruar fitore ndaj Vllaznisë me rezultat 62-94 (9:26, 19:13, 17:30, 17:25), takim që në fakt u zhvillua në Therandë, në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës Unike.

Prizrenasit ishin më të mirë nga fillimi, dhe krijuan epërsi prej 15 pikësh, 5:20 dhe e fituan çerekun e parë me shifrat 9:26. Prizrenasit e thelluan edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, në 20 pikë, 19:39, megjithatë, shkodranët u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 28:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 28-39.

Prizrenasit sërish u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke e rritur epërsinë minutë pas minute, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 45:69. Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët prizrenas nuk lejuan befasi dhe arritën të ruajnë epërsinë, madje ta thellojnë, kurse triumfuan me rezultat 62-94.


Te Vllaznia u dallua Chaleston Dobbs me 17 pikë e 11 kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Urim Zenelaj me 11 pikë dhe 12 kërcime.

Vllaznia ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Prizreni 16 ka shtatë fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Duplantis thyen rekordin botëror, bën kërcimin me shtizë më të lartin në histori

Duplantis thyen rekordin botëror, bën kërcimin me shtizë më të lartin në histori

Atletikë
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Kalo në kategori