Beyonce mund të ketë bërë histori në “Grammy Awards 2023” të dielën mbrëma, por Harry Styles po ashtu mori një çmim të rëndësishëm - si atë për ‘albumin e vitit’ - ndonëse fansat nuk u shprehën të kënaqur.

Styles dhe albumi i tij i vitit 2022 “Harry’s House” mposhtën këngëtaren e “Cuff It”, e cila tani ka 33 çmime “Grammy”.


Madje vetë autori i “As It Was” u befasua kur fitoi për këtë në “Grammy”, ndërsa u pa duke vendosur duart në kokë kur emri i albumit të tij u shpall fitues.

Screenshot 5 12 Foto: Screenshot/YouTube

Por, askush nuk ishte i mërzitur sa disa nga njerëzit në Twitter.

“Beyonce u grabit”, tha një fans.

“Kjo është e papranueshme kur Renaissance ishte në të njëjtën listë”, shtoi një tjetër.

“Kërkoj një rinumërim”, theksoi një i tretë.

“E dua Harryn shumë por Beyonce e ka publikuar Renaissance”, tha mes tjerash një fans.

Por Styles, i cili së fundmi mbajti plot 15 shfaqje në Los Angeles, mori edhe komente pozitive nga fansat e tij.

“Albumi i Vitit. Jam shumë krenar me ty Harry”, shkroi në Twitter një fans i 29-vjeçarit. /Telegrafi/