Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Janë miliona persona në botë, që i janë përkushtuar me devotshmëri stërvitjes së ëmbël të muskujve, me synimin e krijimit të trupit perfekt dhe pa dhjamë e të kërkimit të rinisë së përjetshme.
Fitnesi fizik përfshin dy koncepte që janë të lidhura me njëra-tjetrën: fitnesi i përgjithshëm (që parakupton ushtrimet për të pasur një gjendje të mirë shëndetësore) dhe fitnesin specifik (një detyrë e orientuar mbi bazën e aftësisë për të performuar aspekte specifike të sporteve apo okupimeve).
Gjashtë programe ushtrimesh
Duke iu referuar, një programi të përgjithshëm fizik fitnesi, mund të dallohen gjashtë programe ushtrimesh me qëllime të ndryshme: fitnesi kardiovaskulare, trajnimi fleksibël, trajnimi i forcës së përgjithshme, kalitja e muskujve, kompozimi i trupit dhe trajnimi i aftësive të përgjithshme. Gjithsesi, përveç këtyre programeve me komponentë esenciale, ushtrimet bazohen në programe individuale të fokusuara në aftësitë specifik, moshën e individit ose në nevojat të për një shëndet të mirë.
Trekëndëshi i fitnesit
Shumë e konsiderojnë fitnesin si me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin mendor. Kjo e fundit paraqitet në tekstet e librave si një “trekëndësh të ndërtuar mbi tri pika, të cilat paraqesin fitnesin fizik, emocional dhe mendor”. Fitnesi fizik mund të parandalojë ose të trajtojë shumë nga sëmundjet kronike të një jete të pashëndetshme ose për shkak të moshës. Të punosh fitnes mund të ndihmojë të flesh më mirë. Të jesh i shëndetshëm është e rëndësishme edhe në aktivitetet fizike.
Pesë komponentët klasikë
Pesë komponentet klasikë të fitnesit janë fuqia muskolore, kalitja e muskujve, kompozimi i trupit, durimi kardiovaskular dhe fleksibiliteti. Gjithsesi, këtyre u shtohen shpesh edhe fuqia e shpejtësia. Përpara se të ushtrohesh në programe fitnesi është e këshillueshme që të kryesh një vizitë mjekësore, përmes së cilës mjeku do të rekomandojë më pas se për cilat ushtrime je i aftë të kryesh. Trajneri personal luan një rol të dorës së parë te individët që dëshirojnë të ushtrohen. Shumë trajnerë personalë mund ta punojnë në qendrat e fitnesit, por mund të asistojnë edhe klientët në shtëpitë e tyre. Trajneri përveçse ekzkutimit të ushtrimit mësimor dhe instruktimit teknik të tij, ndikon edhe në motivimin e individit si pikë referimi.
Indeksi i masës së trupit
Mbipesha është një gjendje mjekësore në të cilën trupi i dhjamosur mund të ndikojë në shëndetin e individit, duke influencuar edhe në reduktimin e jetëgjatësisë ose rritur problemet shëndetësore. Indeksi i masës së trupit (ose anglisht Body mass index – BMI), është një masë që krahason peshën dhe gjatësinë, përcakton njerëzi si më mbipeshë (paraobezë) nëse masa e BMI-së së tyre është midis 25 kg/m2 dhe 30 kg/m2, një trup obez është më i madh se 30 kg/m2.
100 ushtrime për një trup perfekt
Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Të shumta janë botimet e revistat që i kushtohen stërvitjes së ëmbël të muskujve, duke filluar që nga ato që reklamojnë “100 ushtrime për një trup perfekt”, e deri te “dieta e pjatës me fruta deti” të patretur në gjalpë, e ku karkalecat zënë pjesën e luanit, por të shoqëruar me spec të kuq e të “qullur” me lëng limoni të freskët.
Djegie kalorish, dobësim në 48 orë
Fundjava është koha e “pikut” të sallave të fitnesit. Përmes instruktorëve mund të gjesh programe të “dobësimit në 48 orë”, pas një pune stresuese nga e hëna deri të premten. “Bëj ushtrime të shtunën dhe të dielën, duke bërë kërcime me litar, vrapime në pistën lëvizëse. Kompletoje çdo ditë duke bërë dy herë këtë rit për të djegur rreth 256 kalorie një sesion prej 30 minutash”.
Fitnes amator, pompat e famshme
Në fakt, çdo ushtrim i karakterit fizik, edhe pse nuk mund të konsiderohet një ushtrim fitnesi i pastër, gjithsesi ka një ngjashmëri “amatore” me veprimit profesional. “Ulje-ngritjet”, apo “pompat” në zhargonin popullor zhvillojnë muskujt e gjoksit e të shpatullave. Por edhe ecja e bazuar mbi duart rekomandohet shpesh pasi ndikon në zhvillimin e muskujve të pjesës së shpinës.
Shtangat e dorës, fitnesi në shtëpi
Shumë njerëz aplikojnë përdorimin e girave për të ndërtuar muskujt në kushte shtëpie. Dhe kjo mund të arrihet. Nëse nuk mund të shkosh në një palestër, ose nuk mund të përballojë për të marrë një shumë apo çmim të caktuar, atëherë mund të bësh “fitnes shtëpiak” edhe me një shtangë dore dhe një stol. Në fakt, ju mund të punoni të gjitha grupet e muskujve duke përdorur vetëm shtangë dore. Shtangat e dorës ofrojnë një gamë të rritur lëvizje dhe shumë mbingarkimi me muskujt dhe ndihmojnë në një ndërtim një ndërtim jashtëzakonisht efektive të muskujve të gjoksit, të parakrahëve, shpatullave.
Për një trup muskuloz
Të rriturit mund të rrisin aktivitetin e tyre deri në 5 orë (300 minuta) çdo javë me ushtrime intesive aerobike, ose në dy ose më shumë ditë në javë në të gjitha grupet e mëdha të muskujve (të këmbëve, vitheve, shpinës, barkut, gjoksit, shpatullave dhe krahët), ose një shëtitje prej 2 orësh e 30 minuta (150 minuta) një aktivitet të moderuar intesiteti aerobik.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos