LAJMI I FUNDIT:

Fiti: Nga 100 studentët e diplomuar, vetëm 13 mund të gjejnë punë pa probleme

Fiti: Nga 100 studentët e diplomuar, vetëm 13 mund të gjejnë punë pa probleme

Kryetari i Akademisë dhe Shkencave të Maqedonisë, Taki Fiti sot kuvendin e rregullt të Akademisë tha se nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor të vendit, përmirësimi i kuadrit ligjor që rregullon organizimin dhe funksionimin e partive, është i domosdoshëm demokratizimi brenda vetë partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Cilësia dhe efikasiteti i institucioneve kushtëzohet rregullisht nga cilësitë e personelit të punësuar në to dhe veçanërisht nga cilësia e personave të parë në institucione. Prandaj, cilësia e sistemit arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, dukshëm është përkeqësuar në dhjetë vitet e fundit, prodhon institucione të dobëta dhe joefikase në planet afatgjatë. Ky faktor tek ne është theksuar me ekzistencën e papunësisë jashtëzakonisht të lartë, kryesisht nga një natyrë strukturore e cila dërgon në një zhvlerësim të kapitalit njerëzor, gjegjësisht në humbjen e njohurive dhe shkathtësive të fituara nga sistemi formal i arsimit, ashtu siç është”, tha Fiti.

Ai shtoi se nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor të vendit. Fiti informon se efikasiteti i sistemit arsimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, pra dhe në vendin tonë, është i ulët dhe shqetësuese.


“Hulumtimet mbi këtë çështje thonë se efikasiteti i sistemit arsimor është vetëm 13 për qind, kjo do të thotë se nga 100 të diplomuar nga universitetet tona, vetëm 13 mund të gjejnë punë sipas kualifikimeve të tyre, pa probleme të veçanta”, tha akademiku Fiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori