LAJMI I FUNDIT:

‘Fitch’ ndryshon vlerësimin financiar të Maqedonisë në pozitiv

‘Fitch’ ndryshon vlerësimin financiar të Maqedonisë në pozitiv

Agjencia ‘Fitch’ informoi se ka përmirësuar vlerësimin e Maqedonisë nga negativja në pozitive, njëkohësisht duke konfirmuar rejtingun kreditor BB.

Në përmirësimin e vlerësimit ka ndikuar stabilizimi politik dhe përmirësimi i marrëdhënieve kyçe ndërkombëtare, ndërsa në veçanti janë përmendur Plani 3-6-9 i Qeverisë, rezultatet e zgjedhjeve lokale di konfirmim i mandatit për reforma dhe aktivitetet e PSP-së rreth bisedave të përgjuara. Më tej, nga ‘Fitch’ thonë se sinjalet diplomatike rreth zgjidhjes së çështjes së emrit janë pozitive dhe pritet rekomandim pozitiv nga KE-ja dhe fillimin e negociatave gjatë vitit 2018.

Rivlerësimi në pozitive, poashtu i reflekton vlerat e deficitit buxhetor që në vitin 2017 ka qenë 2,7% nga BPV-ja, përkundër deficitit që në ribalansin e buxhetit ishte vlerësuar të jetë 2,9%. Sipas vlerësimeve të ‘Fitch’, në vitin 2017, borxhi shtetëror arrin 39,2% nga BPV, ndërsa borxhi publik është 47,4% nga BPV, që përfaqëson uljen e parë vjetore të borxhit publik, pas rritjes së vazhdueshme 9-vjetore prej 23% nga BPV në vitin 2008./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori