Sot në mbrëmje do të zhvillohet finalja para finales, ku Barcelona do të përballet me Liverpolin në Camp Nou.

“The Reds” kanë marr një lajm shqetësues për gjendjen e Roberto Firminos.


Braziliani ishte në dyshim për ndeshjen e sotme dhe fillimisht ishte thënë se do të ishte i gatshëm.

Raportimet e fundit tregojnë se sulmuesi nuk ka arritur të rikuperohet.

Firmino do të provojë të paktën të jetë i gatshëm për të qëndruar stol, në mënyrë që të futet në fushë në pjesën e dytë për disa minuta, por vështirë se mund të ndodh.

GettyImages 1143351489 Roberto Firmino . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Dëmtimi muskulor ende nuk është rikuperuar tërësisht dhe Jurgen Klopp do të duhet të luajë pa brazilianin.

Një rast ndoshta për që nga minuta e parë të luajë Xherdan Shaqiri, ose të paktën ndonjë minutë. /Telegrafi/

telegrafi sport app