LAJMI I FUNDIT:

Financieri i Habilajve ekstradohet në Itali

Financieri i Habilajve ekstradohet në Itali

Ekstradohet në mënyrë të papritur në Itali Nezar Seiti, i dyshuar si financieri i Habilajve.

Ai vijon të hetohet nga prokuroria e Catanias për trafik narkotikësh, ndërkohë që kishte masë sigurimi me burg në Shqipëri.

Ekstradimi është kërkuar edhe nga vetë Seiti pasi ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare ndaj kërkon që procesi ndaj tij të zhvillohet në vendin fqinj. Përveç gjykatës së krimeve të rënda në Shqipëri për Seitin edhe gjykata e Katanias ka caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg ”.


Në dosjen e hetuesve italian Nezar Seiti, cilësohet si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit “Habilaj” në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës në një operacion ku u kapën 4 ton kanabis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori