Vetoja e presidentit francez Emmanuel Macron kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut javën e kaluar mund të mbahet mend si një gabim historik, që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për t’u shndërruar në një fuqi gjeopolitike. Kështu shkruan prestigjiozja “Financial Times” në një artikull në lidhje me mosarritjen e dakordësisë në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave, javën e kaluar.
“Në një akt kokëfortësie, presidenti francez bllokoi politikën e zgjerimit të BE-së, e privoi bllokun nga njëri prej instrumenteve themelorë të politikës së tij të jashtme, minoi besimin në premtimet e tij dhe destabilizoi rajonin e Ballkanit. Aspak keq për një natë punë.
Dhe e gjitha kjo nga një lider, i cili pretendon të jetë shembulli i frymës evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.
Maqedonisë së Veriut dhe fqinjës së saj ballkanike, Shqipërisë, iu aprovua nisja e bisedimeve të anëtarësimit në qershorin e vitit të kaluar, por me një vit shtyrje. Katër muaj më parë, BE-ja e pezulloi sërish vendimin me premtimin se do të jepte dritën jeshile në samitin e javës së kaluar në Bruksel, por të dy vendet kandidate u përballën me “Jo”-në franceze.
Të dy vendet ballkanike kanë përshkuar një rrugë shumë të gjatë për të mbërritur në këtë pikë. Shqipëria iu përul presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjykatësit e saj nga një panel i pavarur, ndërsa lejoi agjencinë europiane të kufirit, Frontex të ketë qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar madje edhe më larg se kaq duke pranuar të ndryshojë emrin e vendit që të zgjidhte një mosmarrëveshje prej dy dekadash me Greqinë, në mënyrë që t’i hapte rrugë drejt BE-së. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, demonstroi kurajo të fortë dhe investoi shumë kapital politik me pranimin e kësaj marrëveshjeje. Ai mund të rrëzohet nga pushteti tani që BE-ja nuk e mbajti fjalën sa i takon kësaj marrëveshjeje.
Zoti Macron dha dy argumente për vendimin e tij. I pari, se BE-ja ka nevojë të forcojë politikat dhe institucionet e saj ekzistuese, para se të pranojë anëtarë të rinj. Argumenti i dytë është se vetë procesi i anëtarësimit ka defekte, pasi ai u ofron vendeve të reja anëtare përfitime të plota që në fillim, pa asnjë mundësi korrigjimi të gabimeve të mëvonshme. Këta janë argumente të vlefshëm.
BE-ja duhet të thjeshtojë vendimmarrjen, të forcojë eurozonën dhe shumë gjëra të tjera. Ajo gjithashtu ka nevojë për mekanizma të rinj për t’u kërkuar llogari anëtarëve që nuk respektojnë standardet demokratike. Ajo duhet të tregojë që anëtarësimi ka më pak lidhje me pajtueshmërinë teknike dhe më shumë me ndryshimin thelbësor në kulturën e pluralizmit, përgjegjshmërisë dhe shtetit të së drejtës. Por nuk ka asnjë arsye pse këto çështje të mos adresohen pas hapjes së negociatave zyrtare të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një proces që ndoshta do të zgjasë një dekadë.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të thella për krimin e organizuar, korrupsionin dhe shtetin e së drejtës, veçanërisht në Shqipëri, mafia e së cilës është fuqizuar në disa vende të BE-së. Danimarka dhe Hollanda gjithashtu hodhën poshtë ofertën e Tiranës. Duke refuzuar Shkupin, Franca tregoi se nuk e dëshiron aspak zgjerimin. Është e vështirë të imagjinosh që zoti Macron të ndryshojë mendje dhe të pozicionohet fuqishëm për këtë rast para zgjedhjeve të vitit 2022.
Duke mbyllur derën e zgjerimit, Franca e lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjët e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, ndonëse i largët. Nëse BE nuk mund t’i tërheq tokat e saj kufitare nën një orbitë të qëndrueshme, ajo do ta ketë shumë të vështirë të garantojë një politikë të jashtme autonome, larg vendit të saj, i cili mendohet të jetë një objektiv kryesor për Parisin. Nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët ekstremistë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas do të kundërshtojnë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe ndezin ndjenja mbarë-shqiptare në të gjithë rajonin, Ballkani rrezikon sërish të kthehet në ditët e errëta”, shkruan Financial Times. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës