LAJMI I FUNDIT:

Finalizohen përgatitjet rreth organizimit të Maturës Shtetërore 2018

Finalizohen përgatitjet rreth organizimit të Maturës Shtetërore 2018

Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) i kryesuar nga kryetari Fehmi Hysenaj, ka mbajtur takimin e radhës për finalizimin e përgatitjeve për organizim të Maturës Shtetërore 2018, i cili fillon ditën e hënë, 28 maj 2018 në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajt.

Siç njofton MASHT, kryetari Hysenaj, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në takim me Kolegjin e Drejtorëve Komunal të Arsimit, ku gjithashtu temë qendrore ishte organizimi dhe mbarëvajtja e Testit të Maturës.

Në të dyja këto takime u theksua nevoja për angazhim maksimal dhe respektim të vendimeve të MAShT sa i përket detyrave dhe përgjegjësive që kanë të gjithë të angazhuarit në këtë proces, por edhe të nxënësve.


Në mënyrë që ky proces të shkojë sipas planifikimeve, ministri Bytyqi ka marrë disa vendime, sipas të cilave parashihen masa ndëshkuese për ata që nuk i përfillin rregullat. Në bazë të këtyre vendimeve, askush nuk lejohet që të hyjë në klasë me celularë, përfshirë këtu edhe administratorët, ndërsa komisionerët janë personat kryesorë përgjegjës për qendrat e testimit, kurse nga një mbikëqyrës do të caktohet për pesë administratorë.

Përveç telefonave, nuk lejohet asnjë lloj materiali tjetër që mund të jetë burim i të dhënave lidhur më përmbajtjen e testit. Ndërsa, kushdo që nuk i respekton rregullat, fillimisht largohet nga procesi i administrimit (administruesit), apo nga testimi (nxënësit) dhe pastaj ndaj të njëjtëve do të merren masa adekuate konform rregullave dhe akteve ligjore administrative.

Për dallim nga vitet tjera, sivjet Testi i Maturës organizohet për 4 ditë me radhë (pjesa e parë ) dhe 4 ditë pjesa e dytë, të ndara në rajone ku radha është përcaktuar me short publik, ndërsa  pyetësori do të jetë i ndryshëm secilën ditë, por me ekuivalencë të njëjtë të vlerësimit.

Anëtarët e Kolegjit të  Drejtorëve Komunalë të Arsimit, u zotuan se do të organizohen maksimalisht që çdo gjë të shkojë për së mbari, por insistuan që kriteri i mbikëqyrjes në proces të zbatohet njëjtë kudo  në Kosovë dhe të dalë rezultati real.

Ndërsa, në takimin tjetër, anëtarët e KShM-së, gjithashtu u zotuan se do të bëjnë të pamundurën që procesi të ketë sukses. Ata, gjithashtu ndanë detyrat dhe morën përgjegjësitë për udhëheqje të procesit kudo që do të jenë të caktuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori