LAJMI I FUNDIT:

Final 8 i Ligës së Parë të basketbollit të Kosovës nis të premten në Rahovec

Final 8 i Ligës së Parë të basketbollit të Kosovës nis të premten në Rahovec

Duke filluar nga data 21 shkurt e deri më datë 25 shkurt, qyteti i Rahovecit, do të jetë nikoqir i Final 8 të Ligës së Parë të basketbollit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Një ngjarje të tillë ku pritet të marrin pjesë të gjitha ekipet e Ligës së Parë të basketbollit, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për sportin e basketbollit, por edhe për qyetin e Rahovecit, dhe klubin e basketbollit “Grapeland”, që së bashku me Federatën e Basketbolli të Kosovës, janë organizues të kësaj ngjarjeje sportive.

Sa i përket orarit të zhvillimit të përballjeve në kuadër të kësaj gare, ndeshja e parë hapëse zhvillohet me datë 21 shkurt 2025, në mes të KB Grapeland dhe KB Vushtrria, duke filluar nga ora 14:30.


Ndërsa të shtunën zhvillohen tri ndeshjet tjera çerekfinale në mes të KB Kosovari-KB Kerasan, KB Istogu- KB Borea dhe KB KEKU- KB New Basket, për të vazhduar të dielën me ndeshjet gjymëfinale, ndëra të martën zhvillohet ndeshja finale, dhe përmbyllëse e kësaj gare.

Sa i përket rëndësisë së organizimit të kësaj gare nga ana e KB Grapeland, Indrit Krasniqi, kryetar i klubit ka thënë për Telegrafin se organizimi i kësaj gare i jep mundësinë klubit që ta promovoj sportin e basketbollit edhe më shumë.

“Organizimi i kësaj gare është jashtëzakonisht i rëndësishëm për klubin tonë, jo vetëm për shkak të formës së lartë që po tregojmë në Ligën e Parë pa asnjë humbje, por edhe për faktin që kjo na jep mundësinë të promovojmë sportin e basketbollit dhe të forcojmë lidhjen me tifozët tanë. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar përkushtimin dhe profesionalizmin tonë si klub, duke krijuar një ambient garues të nivelit të lartë”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Ndërsa Krasniqi ceku edhe arsyen që e ka shtyrë klubin e tyre që ta organizojnë këtë garë së bashku me FBK-në.

“Arsyeja kryesore që na ka shtyrë të bashkë-organizojmë këtë ngjarje sportive me FBK-në ka qenë dëshira për të kontribuar në zhvillimin e basketbollit në vend dhe për të ofruar një eksperiencë unike sportive për të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët. Kjo iniciativë reflekton vizionin tonë për të qenë një faktor kyç në avancimin e sportit dhe për të promovuar vlerat e konkurrencës së ndershme dhe sportivitetit. Shprehim mirënjohje dhe falënderim të veçantë për FBK-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme”, përfundoi kryetari i Grapeland.

Theksojmë që të gjitha ndeshjet e FINAL 8 të Ligës së Parë të basketbollit në vendin tonë do të zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Superliga
Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Tre gjigantë evropianë e duan Sandro Tonalin – tani çështja është në duart e Newcastle

Tre gjigantë evropianë e duan Sandro Tonalin – tani çështja është në duart e Newcastle

Premier League
Nuk po gjen vend askund, Joao Felix i është ofruar një klubi të ri

Nuk po gjen vend askund, Joao Felix i është ofruar një klubi të ri

Ligat tjera
FIFA kërcënon një kombëtare me përjashtim nga Botërori 2026 - i dërgon letër zyrtare

FIFA kërcënon një kombëtare me përjashtim nga Botërori 2026 - i dërgon letër zyrtare

Përfaqësueset
Kalo në kategori