LAJMI I FUNDIT:

Filmoi policët duke shqelmuar e grushtuan të dyshuarin e prangosur, e pëson më keq kalimtari i rastit – pezullohen nga puna pesë policë në Miami

Filmoi policët duke shqelmuar e grushtuan të dyshuarin e prangosur, e pëson më keq kalimtari i rastit – pezullohen nga puna pesë policë në Miami

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin zyrtarin policor të Miamit duke përplasur për tokë një burrë, i cili filmonte kolegët e tij duke grushtuar dhe shqelmuar një burrë të prangosur.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur i dyshuari 24-vjeç Dalonta Crudup, shqelmohet vazhdimisht dhe ia përplasin për tokë kokën dhjetëra policë amerikanë që e kishin rrethuar, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu shfaq një zyrtar policor duke rrëzuar dhe goditur një kalimtar rasti, që filmoi incidentin që po ndodhte pak metra larg tij.


E si rezultat i kësaj, pesë zyrtarët policorë të përfshirë në incident po akuzohen për dhunë. Bëhet fjalë për rreshterin Jose Perez dhe policët Kevin Perez, Robert Sabater, Steven Serrano dhe David Rivas.

Ata janë liruar nga puna deri në përfundim të hetimeve të brendshme. E sipas tyre po mundoheshin të ndalin Crudupin për parkim ilegal – madje sipas tyre ishte munduar të arratiset nga vendi i ngjarjes me skuterin elektrik kur hasi në një zyrtar policor.

Policia e kishte zënë Crudupin në hotelin Royal Palm në South Beach, ku e arrestuan dhe filluan ta grushtojnë e shqelmojnë pavarësisht që ishte me duar të lidhura.

Rreshteri Joe Peres akuzohet për shqelmim ndaj të dyshuarit që ishte i prangosur – duke e goditur tri herë në kokë kur ishte i shtrirë në tokë.

Zyrtari policor KEvin Perez dyshohet se shqelmoi Crudupin për të paktën katër herë.

“Më kanë shqelmuar e grushtuar, kam qepje që e konfirmon edhe mjeku i spitalit”, ka thënë Crudup.

Ndërkohë në video shihet polici Sabater duke iu vërsulur Khalid Vaughn, 28-vjeç, që filmoi sulmin – duke e përplasur për tokë. Gjithashtu polici Sabater akuzohet që goditi kalimtiarin e rastit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Kalo në kategori