Pas Francës në “Lacorne Internacional Film Festival” ku triumfoi si ‘Drama më e mirë’, po ashtu vjen edhe çmimi i 13-të nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ‘Filmin e Shkurtër’ me skenar dhe regji të Valmir Tertinit.

Filmi, siç është theksuar disa herë, flet për Viktorian - një punonjëse të papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.


E varur nga alkooli dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto.

106533770 612942369342943 12517931472046945 n  1 Foto: Facebook

Në anën tjetër, punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të.

Me këtë rast, ajo u shkarkua nga ambasada dhe të njëjtit shihen me njëri-tjetrin kur udhëtojnë për në Gjermani.

1200 630 6059890a7d96b Foto: Facebook

Kasti i “Vulë” është i përbërë me aktorë të njohur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Deri më tani, ky projekt ka fituar mbi 10 çmime në festivale të ndryshme. /Telegrafi/

vule  1 Foto: Facebook