Filmi nga regjisorja e njohur shqiptare “Blerta Zeqiri” vjen në Cineplexx me 1 shkurt. Pas suksesit të madh në “Talinn Black Nights Film Festival”, ku “Martesa” fitoi dy shpërblime, filmi do të shfaqet edhe në kinemane Austriake në Prishtinë, Cineplexx.

Martesa IMG5 big


“Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Me fjal të tjera, filmi shtjellon ngjarjen e një dashurie të pamundur në shoqërinë kosovare.

Martesa IMG7 big

Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka - Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 1 shkurt prej orës 19:20. Biletat mund t’I blini çdo ditë në Cineplexx.

Martesa IMG4 big

Oraret e filmit për ditët në vijim mund t'i shihni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/