LAJMI I FUNDIT:

“IT”, filmi më i mirë horror i viteve të fundit vjen në ‘Cineplexx’ (Foto/Video)

“IT”, filmi më i mirë horror i viteve të fundit vjen në ‘Cineplexx’ (Foto/Video)

IT nuk është vetëm filmi më i mirë horror i viteve të fundit, por është një nga filmat më të mirë të vitit 2017. Filmi ka shumë shumë skena të frikshme, por është shumë më tepër se kaq.

Filmi i parë “IT” i vitit 1990, ishte një film prej të cilit fëmijët janë rritur duke iu frikësuar. Tani, 27 vjet më vonë, IT rikthehet për një gjeneratë krejtësisht të re shikuesish, si dhe për fëmijët që tani më janë rritur.

Kur ky projekt u bë publik për herë të parë, adhuruesit e filmit nuk pritën shumë. Shumica e “ri- krijimeve” moderne nga klasikët, kohëve të fundit nuk kanë pasur shumë sukses. Për më shumë, pamja fizike e “Pennywise The Clown” nuk u prit shumë mirë nga adhuruesit. Mirëpo, pavarësisht nga pritjet, IT ka thyer çdo rekord të filmave Horror të viteve të fundit. Është fantastik!


Ajo që e bën këtë film të veçantë është se sa mirë është i zhvilluar. Në thelb, është pa dyshim një film horror. Megjithatë, bazuar në temën dhe tonin e saj, është jashtëzakonisht i gjithanshëm. Pa marrë parasysh se çfarë lloj zhanri i filmave ju pëlqen, do të mund të gjeni pak nga gjithçka në të. Ju do të shkoni në Cineplexx duke u përgatitur për të dalë absolutisht të traumatizuar, por ju do të befasoheni nga sasia e të qeshurave ky film dhuron.

Përveç se ky film ka arritur të mbledh një shumë prej 123 milionë dollarë globalisht, edhe në Cineplexx ka thyer rekorde për filmin më të shikuar të zhanrit “Horror”

(ja boni embed FB postimit te Cineplexx)

Pa dyshim, elementi më i madh këtu është grupi i fëmijëve, i njohur si “Losers Club”. Personazhi më i paharrueshme është Finn Wolfhard në rolin e Richie. Wolfhard ka fituar shumë adhurues për rolin të tij në serialin “Stranger Things” në Netflix si Mike. Duket se gjithçka që ka bërë deri më tani është e mrekullueshme. E njejta vlen për filmin IT. Ai luan një fëmijë të mitur dhe ironik i cili nuk fsheh asgjë. Pa dyshim, ai do t’ju bëjë të qesh në shumë, shumë skena.

Edhe pse Wolfhard ndoshta është më i preferuari, karakteret tjetra janë gjithashtu fantastikë. Për të përmendur disa, Jaeden Lieberher si Bill, Jeremy Ray Taylor si Ben dhe Sophia Lillis si Beverly; të gjithë ata bënë një punë fenomenale.

Dyshimi më i madh ishte tek Pennywise vetë. Siç kemi përmendur më lart, ky është një karakter legjendar. Nuk do ishte e drejtë nëse dikush tjetër do të vinte dhe ta dëmtonte atë që na solli Tim Curry (aktori në rolin e Pennywise të vitit 1990). Megjithatë, kjo nuk është çfarë ndodhi. Bill Skarsgard dhuron një performancë unike për këtë rol. Ai nuk pati nevojë të ia kalonte Tom Curry-t me performancën e tij. Ai përvetësoi këtë rol. Pennywise shkëleqen në çdo skenë në të cilën ai paraqitet me çmendurinë dhe paparashikueshmërinë e tij.

Mënyra se si regjisori Andy Muschietti drejtoi skenat është diçka freskuese dhe e re për këtë zhanër. Është shumë e vështirë për të gjetur një të metë në drejtimin e këtij filmi. Këndet e kamerës janë precize dhe efekteve speciale dhe praktike janë në ekuilibër. Asgjë nuk duket e tepërt ose shumë e thjeshtë. Çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.

Filmi po shfaqet në Cineplexx çdo ditë. Klikoni KËTU për t’i parë oraret:. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori