Filmi i mbërritur në Netflix dy ditë më parë tashmë po renditet ndër më të mirët këtë vit

"Hit Man" është një film i ri i Netflix me Glen Powell, i cili doli dy ditë më parë dhe tashmë po cilësohet si më i miri i vitit.
Ylli i "Top Gun: Maverick" dhe "Anyone But You" portretizon Gary Johnson, një profesor universiteti në Houston, i cili bën një jetë mjaft të zakonshme derisa një kthesë e papritur e kthen atë në diçka shumë më të madhe.
Në film, i cili është frymëzuar nga një person real, puna e përditshme e Gary është ajo e një profesori, ndërsa kohën e lirë e kalon duke punuar në polici duke u shtirur si një vrasës me pagesë.
Regjia e komedisë dramatike u bë nga Richard Linklater, ndërsa rolet u luajtën nga Adria Arjona, Austin Amelio, Molly Kate Bernard, si dhe Evan Holtzman.
Ka një vlerësim prej 7.2 nga 10 në IMDb, 97 për qind në Rotten Tomatoes dhe 3.4 në Google Ratings.


























































