LAJMI I FUNDIT:

Filluan të shesin nga kuzhina e familjes, dy vëllezërit janë në rrugë për të arritur qarkullim vjetor prej 100 milionë funte

Filluan të shesin nga kuzhina e familjes, dy vëllezërit janë në rrugë për të arritur qarkullim vjetor prej 100 milionë funte

Dy vëllezër që filluan të shesin veshje sportive nga kuzhina e prindërve të tyre pesë vjet më parë janë në rrugën e duhur për të siguruar 100 milionë funte në shitje vjetore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëna dhe babai i Tom dhe Phil Beahon “rimodeluan” shtëpinë e familjes për të lejuar djemtë e tyre për të bërë porosinë e tyre të parë të madhe.


Por një gjë e tillë u pagua, me marrëveshjet e firmës së tyre Castore, të cilat kanë arritur deri në furnizimin e yjeve dhe klubeve më të mira.

Tom, 31 vjeç, si dhe Phil, 28 vjeç, u rritën në Bebington, Merseyside, nga mamaja e tyre, profesoreshë e shkencës Anna dhe babai Steve që punonte në ndërtimtari.

Tom luajti për Tranmere Rovers dhe Jerez në Spanjë ndërsa Phil u rreshtua për ekipet e të rinjve Liverpool dhe Man City para se të luante kriket për Lancashire.

Por të dy e kuptuan se nuk do të arrinin majën dhe ndërruan karrierën.

Phil studioi për drejtësi dhe Tom u bashkua me Lloyds Bank përpara se të transferohej në Londër, ku ata hartuan planin e tyre të biznesit.

Sidoqoftë, ndihma e prindërve ishte e rëndësishme, pasi që ata u dhanë djemve të tyre një etikë të fortë pune, si dhe ua siguruan 30,000 funte për një fabrikë dhe kostot e marketingut. /Telegrafi/