LAJMI I FUNDIT:

Filluan protestat e “Revolucionit Laraman” (Foto)

Filluan protestat e “Revolucionit Laraman” (Foto)

Edhe sonte demonstruesit që nga ora 18 kanë filluar të tubohen para Prokurorisë Speciale Publike në Shkup. Një pjesë e tyre mund të shihen duke u përgatitur dhe duke un ngjyrosur me ngjyrat e revolucionit laraman, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Demonstranti

“I kallëzuari shkruan kallëzime penale”, është porosia e protestës së sotme, e shënuar në transparentin prapa të cilit protestojnë qytetarët e tubuar.


Protesta sot

Derisa kriminelët shëtisin të lirë, ndërsa policia merret me atë se kush i ngjyros institucionet, do të konsiderojmë se policia është e keqpërdorur. Do të konsiderojmë se punohet për interesa private! “Protestoj” kundër keqpërdorimit të policisë për qërim hesapesh me qytetarët të cilët protestojnë për drejtësi! “Protestoj” kundër ndjekjes së bashkëluftëtarëve tanë!, porosisin sonte nga Lëvizja qytetare “Protestoj”./Telegrafi/