LAJMI I FUNDIT:

Fillon testimi i mykotoksinave në produktet ushqimore

Fillon testimi i mykotoksinave në produktet ushqimore

Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që nga fillimi i këtij muaji bën testimin e mykotoksinave, në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale.

Për të realizuar këtë testim, IBK-ja ka trajnuar stafin përmes ekspertëve të “Alphachrome”, përfaqësia e Agilent Technology në Kroaci, duke arritur me këtë aftësimin e stafit të tij për përdorim intensiv të HPLC – LC-MS/MS, në funksion të aplikimit të testimit analitik të mykotoksinave.

Instituti Bujqësor i Kosovës njofton se përmes këtij aktiviteti inovativ do të rritet siguria e kontrollit të ushqimit ndaj këtyre substancave toksike, të cilat deri më tani janë testuar vetëm në laboratorët jashtë vendit.


Gjithashtu njoftohen të gjitha palët e interesit se testimet analitike rutinë të mykotoksinave ka filluar që nga 5 shtatori i këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori