Sheshi "Adem Jashari" i cili ndanë Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Prishtinës, pritet që së shpejti të marrë pamje të re.

Ky shesh i cili tash e sa vite ishte shkatërruar, nga sot do të fillojë të rregullohet. Kështu ka bërë të ditur edhe vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.


"Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit "Adem Jashari". Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim", ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit i gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune. /Telegrafi/

16388991 1625744690878136 1088996758 o

28942637 1625745347544737 524919882 o

28944206 1625744644211474 1510217451 o

28946250 1625745217544750 958906811 o