LAJMI I FUNDIT:

Fillon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve për Kuvende Komunale

Fillon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve për Kuvende Komunale

Rreth 500 vendvotime që u takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 17 tetorit, kanë filluar të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se rinumërimi do të vazhdojë deri në mesnatë, për të vazhduar më pas mëngjesin e së martës.


“Besojmë se Brenda disa ditësh do të kryhet i gjithë rinumërimi I këtyre vendvotime, ku më pas rezultatet që dalin nga ky rinumërim do të paraqiten në rezultate që i certifikon KQZ-ja”, deklaroi Elezi me rastin e fillimit të rinumërimit të votave.

Nga ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë.

Bëhet fjalë për 10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe tetë për Podujevë, si dhe disa dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë dhe Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trupi i 27-vjeçarit nga Hasi i Shqipërisë u gjet në mal nga një bari lokal

Trupi i 27-vjeçarit nga Hasi i Shqipërisë u gjet në mal nga një bari lokal

Lajme
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
A i ka Albin Kurti numrat për qeverinë e re?

A i ka Albin Kurti numrat për qeverinë e re?

Politikë
“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Kronika e Zezë
“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Lajme
Kalo në kategori