Në Komunën e Podujevës është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Planit Komunal te Veprimit për Efiçiencën e Energjisë me përfaqësues të GIZ-it dhe të kompanisë konsulente “Lins 4”.
Takimi është realizuar mbi bazën Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës së Podujevës dhe GIZ-it Gjerman për realizimin e Pilot Projekt GIZ-KEEP “Krijimi i sistemit për menaxhim të energjisë në nivel lokal”.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm Menaxheri i Zyrës për Energji në Komunën e Podujevës, Rasim Fejza, drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi dhe anëtarë të grupit punues nga drejtoritë përkatëse komunale si dhe përfaqësuesit e GIZ-it, Maliq Pireci dhe zonja Meral Hallaqi – ekspertë për Efiçiencë të Energjisë dhe përfaqësuesja e kompanisë konsulente “Lins 4”, zonja Nafie Gashi.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me krijimin dhe funksionalizimin e Sistemit komunal për menaxhimin e energjisë, mbledhjen e të dhënave në terren për ndërtesat komunale dhe ndriçimin publik, mbështetjen e Menaxherit komunal të energjisë për vendosjen e të dhënave në softverin ENMASOFT si dhe në krijimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE).
Me qëllim të realizimit të pilot projektit GIZ-KEEP është kontraktuar kompania “Links 4”, e cila do të fillojë menjëherë me aktivitetet, bashkë me Grupin Punues për Hartimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë.
Në këtë takim gjithashtu u bisedua për aktivitetet që do të zhvillohen për mbledhjen e të dhënave që lidhen me konsumin e energjisë nga ndërtesat publike komunale dhe ndriçimi publik në Podujevë. Gjithashtu u fol për detyrat dhe përgjegjësitë e secilit partner si dhe informata rreth softverit ENMASOFT dhe hapat e mëtutjeshëm dhe dinamika e implementimit të projektit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës