Ka filluar punimet edicioni i shtatë i Konferencës së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week).
Në hapjen e punimeve të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovës kanë folur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann dhe zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.
Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës, përgjatë viteve të fundit ka bërë progres të madh përpara në tranzicionin energjetik e agjendën klimatike, duke treguar vizionin e angazhimin për një të ardhme të qëndrueshme.
“Ky vizion vjen si rezultat i një të vërtete që tashmë është bërë e qartë për secilin prej nesh: siguria e kontinentit tonë, e siguria e secilit nga shtetet tona nuk mund të jenë të pavarura nga siguria jonë energjetike. Rruga drejt të cilës jemi nisur, është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokratë, të cilave u shërben varësia energjetike e Evropës”, pohoi Kryeministri Kurti.
Ndërsa, pas vizitës në ekspozitën “Energy in Transition – Powering Tomorrow”, në konferencën për media folën Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, Ministri i Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann.
Ministrja Rizvanolli theksoi se gjatë tri viteve qeverisje kanë bërë përparime të mëdha në fushën e energjisë, së bashku me partnerët tanë dhe jo rastësisht kjo javë është organizuar bashkë me GIZ-in, Qeverinë gjermane, Bashkimin Evropian dhe shoqërinë civile, partnerë më të cilët jemi bashkë në të gjithë rrugëtimin energjetik të vendit.
“Për gjatë tri vetëve kemi bërë shumë përparime, nga njëra anë në ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe zhvillimin e projekteve të reja, ku siç e tha edhe Kryeministri më herët, shteti gjerman ka qenë partner kyç si dhe Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër e kemi vënë efiçiencën e energjisë si top prioritet të diskutimit dhe të zbatimit të masave si asnjëherë më parë, duke u bërë shembull për të gjitha vendet e rajonit”, tha Rizvanolli.
Ndërsa, nesër gjatë punimeve të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovës, Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, do të jetë pjesë e dy paneleve: “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – Një thirrje e përbashkët për veprim” dhe “Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor”.
Në katër ditë sa do të zgjasë Konferenca, udhëheqës të lartë të institucioneve, vendimmarrës, organizata dhe ekspertë nga Kosova dhe jashtë, do të diskutojnë rreth veprimit për klimën, ndikimi i saj, për Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor, dhe tema tjera që ndërlidhen më klimën dhe energjinë.
Po ashtu, në kuadër të KSDW 2024, nesër në ora 19:00 në ambientet e Termocentralit “Kosova A” të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), hapet ekspozita “A Power Plant” për termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës