LAJMI I FUNDIT:

Fillon protesta e “Laramanëve” para Kuvendit (Foto-Video)

Fillon protesta e “Laramanëve” para Kuvendit (Foto-Video)

Pas një pushimi prej rreth tre muajsh, “Revolucioni laraman” sërish u aktivizua me tubimin e sotëm të pasdites për përkrahje të punës së Prokurorisë speciale publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

1

Para Kuvendit të Republikës ë Maqedonisë kanë filluar të mblidhen qytetarë të cilët vijnë ti japin përkrahje prokurores speciale Katica Janeva, siç thonë në luftën kundër krimit dhe pengesave që i bën pushteti.


3

Në ndërkohë mund të shihen edhe aktivistët e “Revolucionit laraman” duke u përgatitur për “ngjyrosjen” e ndërtesës së Kuvendit./Telegrafi/

6:00 Demonstruesit kanë filluar ta ngjyrosin rrugën para Kuvendit në përkrahje të prokurores speciale Katica Janeva dhe të PSP.

https://www.facebook.com/ColorfulMacedonia/videos/1086032281474342/

6:20

Protestuesit në rrugën para Kuvendit të Maqedonisë kanë shkruar parullën „Gjykata themelore publike, Penale dhe Kushtetuese, koha juaj ka skaduar“, me porosi se rruga deri te drejtësia është e vetme, respektivisht PSP.

1

Fundin e protestës së sotme në përkrahje të SPS dhe Katica Janeva, protestuesit e kanë shënuar me ndezje të flakadanëve.

1