Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Prishtina Parking” kanë vendosur të ndryshojnë infrastrukturën e kryeqytetit me projektin “Qyteti i mençur”.
Pjesë e këtij projekti janë vendosja e sensorëve të parkingjeve, shtyllave “të mençura”, të cilat do të japin informacione për trafikun, vendosjen e biçikletave dhe stacioneve.
Kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli thotë për KosovaPress se me këtë do të reduktohen edhe ndotësit e ambientit dhe trafiku, si dhe do të ofrohen alternativa të reja për transport.
“Janë 10 pika për vendosjen e biçikletave në kryeqytet, janë të vendosura në atë formë që mundësojnë qarkullimin e njerëzve nga një pikë në pikën tjetër, të vendosura në mënyrë strategjike, të cilën do ta lehtësonin transportin e qytetarëve përmes kësaj metode alternative.
Objektivë e kryetarit Përparim Rama dhe institucioneve në përgjithësi në kryeqytet është reduktimi i trafikut dhe ndotësve të ambientit, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe njëra nga metodat, përveç asaj pjesës së vendosjes së çështjeve digjitale, edhe ofrimi i alternativave të reja për transport në kryeqytet”, ka thënë Havolli.
Havolli thotë se me implementimin e sensorëve dhe shenjave digjitale, qytetarët do ta kenë më të lehtë gjetjen e parkingjeve të lira.
“Janë vendosur rreth 500 sensorë dhe 12 shtylla të mençura, të cilat kanë komunikim të vazhdueshëm, të cilat japin informacion dhe sinjale të vazhdueshme monitoruese për “Prishtina Parking”. Me implementimin e këtyre sensorëve dhe shenjave informuese digjitale, qytetarët nuk do të kenë nevojë të bëjnë xhiro nëpër lagje për të gjetur një vend parking, sepse ky informacion do të jetë në hyrje te lagjes, rrugë kryesore të kryeqytetit edhe nëpër pajisje digjitale, prandaj kjo automatikisht eliminon nevojën që qytetarët të kërkojnë një vend-parking, sepse informacionin do ta kenë të shfaqur në tabela të mençura që do të jetë një proces automatik”, ka thënë ai.
Havolli paralajmëron në të ardhmen ta implementojnë në mënyrë precize edhe rregulloren e re për banorët rezidentë.
“Në të ardhmen sigurisht synojmë që ta implementojmë sa më në mënyrë precize edhe çështjen e rregullores së re, e cila krijon edhe një avantazh të jashtëzakonshëm edhe për banorë rezidentë.
Pjesë e rregullores është edhe vendosja e segmenteve të ndryshme që nënkupton që në momentin që ne bëjmë ndarjen e segmenteve në lagje, në orare të caktuara sidomos në orët e pasdites, parkingu brenda lagjes do të jetë vetëm për banorët rezidentë dhe nuk do të jetë i lejuar për vizitorë”, ka thënë ai.
Ndryshe, shfrytëzimi i biçikletave nga qytetarët pritet të fillojë nga java e ardhshme./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” – Komuna e Prishtinës: Vendim me prapavijë politike

Punimet në teatrin “Avdush Hasani”, Bulliqi: Një investim i rëndësishëm për kulturën në qytetin tonë

Rama: Shkolla e re “7 Shtatori” do të hapë dyert si institucion modern profesional në shtator

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët