Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar kërkesat për kompensimin e viktimave të krimit të parashtruara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Komisioni e ka aprovuar kërkesën për kompensim të viktimës së krimit të iniciuar nga Zyra e mbrojtësve të viktimave të rajonit të Prishtinës. Kërkesa është paraqitur për çrregullime të rënda të shëndetit mendor, shpenzime mjekësore dhe të hospitalizimit, si pasojë e veprave penale “trafikimi me njerëz”, nga neni 171 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 33 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprave penale “shërbime seksuale” të viktimës së trafikimit nga neni 231 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, për të cilat janë shpallur fajtor dhe janë gjykuar të dënuarit që kanë kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin për media.
Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit, ka shqyrtuar kërkesën dhe ka gjetur se janë plotësuar kushtet ligjore për paraqitjen e saj, siç janë lloji i veprës penale që është kryer ndaj viktimës, mos realizimi i kërkesës pronësore juridike nga i dënuari në procedurën penale dhe kushtet tjera formale e materiale të parapara me dispozitat e neneve 7 dhe 8 të Ligjit për kompensimin viktimave të krimit, si dhe dispozitat e neneve 4 paragrafi 2 dhe 15 të Udhëzimit Administrativ, për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjet e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta.
Vlen të theksohet se gjatë vitit 2017 është kompensuar viktima e parë e krimit nga rajoni i Mitrovicës, e iniciuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave. Me këtë rast ka filluar për herë të parë implementimi në praktikë i Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!