Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sot ka filluar Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019.Hapjen e kësaj jave e ka bërë ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Sipas njoftimit për media, duke u uruar mirëseardhjes 26 profesionsitët shëndetësor nga Turqia, ministri Ismaili ka thënë se ky është një rast i mirë për pacientët dhe profesionsitët tanë shëndetësor që të përfitojnë nga përvojat e një vendi që ka investuar shumë në shëndetësi.


“Turqia është një nga vendet që ka investuar shumë në sektorin shëndetësor dhe kjo është një mundësi e mirë për Kosovën që në rrugën e saj e të reformave të përfitojë edhe nga përvojat e tilla. 26 profesionistët shëndetësorë turq që do të qëndrojnë për një javë në Kosovë do realizojnë operacione të ndërlikuara për fëmijë dhe për të rritur”, ka thënë Ismaili.

64576198 2063390950629702 2058292364266438656 n

Ismaili tha se ky është një rast ideal që edhe profesionistët tanë shëndetësorë të shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre me kolegët nga Turqia me qëllimin final avancimin e shkathtësive profesionale

Gjatë Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi (17-23 qershor 2019), ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së.

Në njoftim thuhet se në mesjavë, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë./Telegrafi/