Ka filluar implementimi i projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e qasjes në tregun e punës për të rinjtë dhe femrat në shkollimin profesionale në drejtimet për hoteleri e turizëm, zbutja e papunësinë dhe identifikimi i barrierave gjinore në këtë sektor. Kontratat për nëntë projekte që synojnë të arrijnë këto objektiva janë nënshkruar të enjten në Pejë, ndërsa po kaq organizata nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Prishtina kanë përfituar grante nga Syri i Vizionit për zhvillimin e këtyre projekteve në komunat e tyre.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratave ka shënuar edhe fillimin e këtyre projekteve që do implementohen në shtatë muajt e ardhshëm në bashkëpunim me tri shkollat e mesme ekonomike në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, në kuadër të “SEED Kosova – Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität.
“Nga ky program përfitojnë nxënësit, posaçërisht femrat, në shkollat e mesme ekonomike- drejtimi i turizmit në rajonin e Dukagjinit, por projekti përfshin të gjithë akterët e turizmit në këtë rajon. Përfiton edhe komuniteti në komunat Pejë, Prizren dhe Gjakovë me përmirësimin e gjendjes në fushën e punësimit në turizëm, ndërmarrjet dhe bizneset”, thotë Dukagjin Nishiqi menaxher i projektit nga organizata Syri i Vizionit nga Peja.
Shuma e vënë në dispozicion të këtyre projekteve është 78 mijë euro. Përfituesit e projekteve gjatë kësaj ceremonie, kanë prezantuar para publikut projektet e tyre.
Projekti SEED Kosova ka filluar në janar të vitit 2014 që përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen në një periudhë trevjeçare. Synimi i kësaj thirrje është të përmirësojë cilësinë e arsimit për sa i përket orientimit të biznesit dhe/apo uljes së pengesave për karrierat e grave në sektor dhe ka qenë e fokusuar në tri tematika, ndryshimi i të cilave më parë është identifikuar si prioritare për të përmirësuar gjendjen në sektor: Përmirësimi i cilësisë së arsimit brenda plan-programeve ekzistuese, Rishikimi i plan-programeve për profilet ekzistuese apo elaborimin e plan-programeve të reja për profile shtesë dhe Tejkalimi i barrierave gjinore në industrinë e hotelerisë dhe turizmit.
Qenan Bardhaj, zëvendësdrejtor në OJQ Syri i Vizionit thotë se pjesa më e madhe e projekteve janë fokusuar në tejkalimin e barrierave gjinore në turizëm, përkatësisht angazhimit për të përfshirë femra në arsimin hoteleri dhe turizëm ku ka një numër shumë të vogël. Ndërsa rëndësi në këtë thirrje i është dhënë rishikimit të plotë të planprogrameve të drejtimeve hoteleri turizëm, si dhe hartimit për herë të parë të plan programit për profilin guidë turistike- ciceron.
Projektet e financuara janë 9 projekte që kapin shumën 78 mijë. Projektet e Syri i Vizionit prej gjashtë vjetësh kanë ndihmuar arsimin profesional në Kosovë, me fokus në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës