Me moton “ Më përkrah sot që nesër të jem i pavarur”, Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), ka nisur fushatën vendore për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down.
Fushata “Më përkrah sot që nesër te jem i pavarur”, ka për qëllim t`i adresoj nevojat e komunitetit të personave të prekur me sindromën Down, tek përfaqësuesit kyç (vendimmarrësit) të institucioneve shtetërore dhe gjithë shoqërinë.
Fushata filloi me aktivitetin “Aftësitë për Art”, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me shkollën “Mileniumi i Tretë”. Në këtë aktivitet, fëmijët e prekur me sindromën Down dhe fëmijët e shkollës “Mileniumi i III-të”, me anë të pikturave, treguan aftësitë e tyre për art.
Ndërsa që nga data 10 deri më 12 mars, fushata do te përcillet me aktivitetin e radhës, prezantimi i produkteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në Sheshin “Nëna Terezë”.
Ky aktivitet do të ketë përkrahjen e mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës “Mileniumi i III-të”, ku përveç produkteve te DSK-ës, në këtë aktivitet do të ketë edhe ushqim të përgatitur nga prindërit e shkollës “Mileniumi i III-të”. Të gjitha mjetet financiare të mbledhura nga shitja e produkteve, do të dedikohen për programet e Shoqatës DSK.
Në kuadër të fushatës vendore për Shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down , më datë 15 dhe 16 mars DokuKino organizon shfaqjen e katër filmave vendorë, “Kali” me regji të Alban Ukaj dhe Yll Çitaku, “A është më mirë këtu apo atje”, nga Elena Avdija, “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj dhe “ Kolona” me regji të Ujkan Hysaj.
Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’i dhurohen Shoqatës Down Syndrome Kosova, qendrës në Prizren.
Gjithashtu, Down Syndrome Kosova do të vazhdojë aktivitetet e saja në kuadër të kësaj fushate deri më datë 22 Mars.
Shoqata Down Syndrome Kosova, për të dhjetën herë me radhë shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down, këtë vit me moton “Më përkrahë sot që nesër të jem i pavarur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze