Sonte në Prishtinë është hapur Festivali i parë ndërkombëtar i filmit të shkurtër artistik “Siguria e Jetës”.
Drejtori dhe themeluesi i Festivalit, Imer Veliu ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në mbajtjen e festivali, ndërsa në mënyrë të veçantë ka falënderuar 721 konkurrentët e filmave.
“Po du me i falënderuar 92 shtet që kanë aplikuar për të marr pjesë, gjysma prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën, mirë po artistët e tyre, e kanë njohur festivalin tonë. Dua t’i falënderoj 721 filma që kanë aplikuar në festival”, tha Veliu.
Bashkëthemeluesi i Festivalit dhe drejtori ekzekutiv i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi ka thënë se arsyeja pse i është bashkangjitur këtij festivali, janë telefonat e mençur, të cilët janë ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në trafik.
“Arsye pse i jam bashkuar idesë së Imerit për ta bë këtë festival, janë këta telefona të mençur, që janë ndër shkaktar më të mëdhenj të aksidenteve në trafik. Më nuk flitet për ngasje nën ndikim të alkoolit, por për ngasje nën ndikim të telefonit mobil. Kjo është arsyeja pse e kam përkrah idenë e këtij festivali, për me mujt që këta telefona, për mos me u konsideruar si shkaktar të aksidenteve, por këtë telefona të mençur me qenë si një pajisje, ku mundemi me parandaluar një aksidentet në trafik, qoftë përmes storieve, historive, apo blogeve të ndryshëm, që do t’iu shërben të tjerëve si mjet për vetëdijesim”, tha Krasniqi, raporton kp.
Kurse nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Hoxha tha se ky festival do të ndikojë direkt tek të rinjtë, duke sjell të ta metoda të reja dhe më praktike, në të menduarit kritik, përmes edukimit dhe filmit.
“Ky festival që po mbahet për herë të parë në Kosovë, dhe është i vetmi në këtë format, pasi bërja e filmave me smartphone, është vetëm për ata që janë më të vërtet kreativ, dhe kanë një histori për të treguar përmes krijimtarisë artistike, duke shkaktuar ndezjen e të menduarit për gjërat më të çmuara të njerëzve, pra jetën”, tha Hoxha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Fifi dhe Luiz Ejlli vijnë me "Ama Ama"

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës