Nesër (e premte) do të fillojnë ndeshjet e Play-Off në turneun IEM Cologne CS:GO, ku ekipet po garojnë për një grup çmimesh afro një milion dollarë, në Koln të Gjermanisë.

Gjashtë ekipe janë ende në garë në IEM Cologne, tashmë Na’Vi dhe FaZe kanë siguruar gjysmëfinalen, ndërsa katër ekipet tjera do të përballen në çerekfinale, nesër (e premte).

Dy ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër, do të luhen në formatin ‘Bo3’, ku ekipet të cilat humbin do të eliminohen.

Ekipi MOUZ do të përballet me ekipin Astralis, ndërsa Liquid do të përballet me ekipin spanjoll të cilët po tregohen fantastik Movistar Riders.


Ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch, më poshtë e gjeni orarin e tyre: 15:30 MOUZ – Astralis 19:00 Movistar Riders – Liquid

/Telegrafi/

telegrafi sport app