LAJMI I FUNDIT:

Fillon zgjerimi i rrugës Besi–Podujevë

Fillon zgjerimi i rrugës Besi–Podujevë

Kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, llot 5, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Punimet e këtij projekti janë duke u bërë sipas dinamikës së paraparë. Largimi i shtresës ekzistuese të asfaltit për segmentin e parë do të bëhet nga fillimi i trasesë në fshatin Gllamnik e deri tek hyrja e parë e qytetit të Podujevës, në një gjatësi prej 2500 metrash.

Realizimi i këtij pozicioni ka filluar sot, ndërsa punimet planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit gusht të këtij viti. Më pas pritet fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment.


Për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, kompania e kontraktuar nga MI, në bashkëpunim me menaxherin e projektit dhe ekipet mbështetëse të MI-së, kanë filluar ndërtimin e segmenteve anësore, që do të shfrytëzohen si anashkalime për qarkullim të pandërprerë të trafikut.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Krejt çka don, i ke n’telefon - lansohet aplikacioni “Viva Fresh”

Krejt çka don, i ke n’telefon - lansohet aplikacioni “Viva Fresh”

Ekonomi
Kalo në kategori