Edhe sot qyteti i Shkupit duket si në gjendje lufte për shkak të pranisë së madhe të forcave policore, si rezultat i mbajtjes së seancave për ''Grupin e Kumanovës'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një numër seancash deri tani janë mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkaq tani e tutje seancat do të jenë të hapura për opinionin. Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë dy dëshmitarë të Prokurorisë.


Pastaj, mbrojtja do të prezantojë dëshmitë e saj. Përndryshe, për ''Lagjen e Trimave'' janë të akuzuar 37 presona./Telegrafi/