Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e kyçjes në autostradën “Arbën Xhaferi” për të gjithë qytetarët e Vitisë.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka bërë me dije se përmes kësaj kyçje do të zgjidhet një problem shumëvjeçarë për banorët e Vitisë dhe zonave përreth.


“Ka filluar puna për ndërtimin e kyçjes në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ për të gjithë qytetarët e Vitisë. Volume të shtuara në terren për ndërtimin e kyçjes në Autostradën ‘Arbër Xhaferi’ për të gjithë qytetarët e Vitisë, ku përmes kësaj kyçje, do të zgjidhim kështu një problematikë shumëvjeçare të banorëve të Vitisë dhe zonave përreth”.

368246760 10223599502956649 9091507010287774275 n

Sipas tij, punimet pritet të përfundojnë për 175 ditë pune.

“Ju njoftojmë se punimet në projektin; ‘Ndërtimi i kyçjes në Autoudhën R-6 ‘Arbër Xhaferi’ në Viti’, pritet të përfundojnë në afatin e përcaktuar sipas kontratës për 175 ditë pune. Momentalisht është duke u punuar në Aksin 4 (Dalja nga Kaçaniku) dhe aksin 5 (Kyçja e Vitisë në drejtim të Prishtinës)”, ka shkruar Aliu në Facebook./Telegrafi/