Site icon Telegrafi

Fillojnë punimet për ndërtimin e QKMF-së së re në Istog, Ferati: Investim për të ardhmen tonë

Projekti i QKMF-së/ Foto Ilir Ferati, facebook

Sot kanë filluar punimet për rrënimin e objektit të vjetër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog, duke shënuar hapin e parë drejt ndërtimit të një objekti të ri dhe modern.

Sipas një postimi në Facebook nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, QKMF-ja e re do të përmbushë standarde të larta dhe do të ofrojë ambiente të përshtatura si për stafin shëndetësor, ashtu edhe për qytetarët.

Punimet gjatë rrënimin e objektit të vjetër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog/ Foto Ilir Ferati, facebook

“QKMF-ja e re nuk do të jetë thjesht një objekt, por investimi që ne po e bëjmë për të ardhmen tonë”, ka shkruar Ferati transmeton Telegrafi.

Projekti i QKMF-së në Istog/ Foto Ilir Ferati, facebook

Ky projekt pritet të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në komunë.

Exit mobile version