LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë punimet për ndërtimin e nënkalimit në Varosh të Ferizajt

Fillojnë punimet për ndërtimin e nënkalimit në Varosh të Ferizajt

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh – hyrje e qytetit të Ferizajt.

Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro.

I pari i MI-së, Pal Lekaj, duke iu adresuar medieve dhe qytetarëve të pranishëm tha se ky projekt ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë si dhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore. Lekaj theksoi se ky projekt dëshmon vendosmërinë për mbështetje të komunave dhe qytetarëve në mbarë vendin.


Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë në implementimin e projekteve me rëndësi për qytetin dhe banorët e Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori