LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë parapërgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Fillojnë parapërgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Pasi që jemi në kohën e pjekjes së drithërave të bardha dhe nisur nga rëndësia që ka procesi i korrje shirjeve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural  (MBZHR) në bashkëpunim edhe me palët e tjera që ndërlidhen me këtë proces, ka filluar me parapërgatitjet e fushatës së korrje shirjeve për vitin 2018.

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, MBPZHR me datë 18 qershor ka mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësues të Drejtorive Komunale për Bujqësi, përfaqësuesve të Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve.

Bazuar në statistikat e grumbulluara nga terreni, konstatohet se gjendja e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha e në veçanti me grurë është e kënaqshme dhe nga 74,313 ha sipërfaqe, pritet rendiment mesatar rreth 4000 kg/ha.


Procesi i korrje shirjeve pritet të filloj në ditët e fundit të muajit qershor ose në fillim të muajit korrik, varësisht prej kushteve klimatike që do të mbizotërojnë ditëve në vijim.

Në gjithë territorin e vendit me drithëra të bardha këtë vit janë mbjellë dhe pritet të korren 83,155 ha tokë bujqësore, ndërsa numri i autokombajnave të cilat janë në dispozicion dhe pritet që të angazhohen në fushatën e korrje shirjeve është 1400. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori