Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cila do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap më datë 22 shkurt pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle.
Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit.
Gjatë këtij takimi por edhe dy të tjerave mbajtur gjatë javës së kaluar në Tiranë, Prishtinë dhe Shkodër, ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit.
Nga takimi me nxënës nga Instituti Harry Fultz dega e biznesit dhe elektronikës ku morën pjesë duke prezantuar idetë e tyre inovative ku disa prej tyre ishin:
Albanian Talents, një faqe interneti që mundëson promovimin e talenteve Shqiptarë.
• AlTaste, një uebsajt dhe aplikacion që ofron ture të personalizuara në vende turistike Shqiptare.
• Platformë për të gjithë profesionistët, që të lehtësojë dhe shkurtoj kohën që duhet për të rregulluar problemet që ndodhin në shtëpi.
• PowerPlus, një mënyrë e re për të karikuar celularin tuaj.
• WeAreAlbania, uebsajt për promovimin e turizmit dhe reklamimit të bizneseve Shqiptare.
• Mark. O – Një asistent personal i punuar ne Inteligjence Artificiale i cili kryen disa funksione dixhitale dhe ka aftësi komunikimi.
Të premten më 2 mars Albanian ICT Awards mbajti takimin e dytë informativ për edicionin e gjashtë të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë e cila startoi më 2 shkurt.
Takimi i radhës u mbajt me nxënësit e Shkollës Digjitale në Prishtinë ku ekipi i ICT Awards u njoh me afër me punën dhe krijimtarinë e tyre dhe gjithashtu u prezantuan me kriteret e garës.
Themeluar në dhjetor të 2015-ës, Shkolla Digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe është shkolla e parë e hapur në Prishtinë dhe Ferizaj, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja.
Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është planprogram i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ajo numëron mbi 800 nxënës aktivë të moshave 7-15 vjeç dhe 16-18 vjeç.
Më 4 mars në kuadër të Startup Europe Week u organizua aktiviteti Made in Albania, një bashkëpunim i Albanian ICT Awards, Albanian Skills, GO2 dhe Unique Junior Enterprise.
Mbajtur pranë Shkollës Austriake, mikpritëse prej tre edicionesh e ICT Awards, aktivitetit me prezantime, workshope dhe shkëmbime idesh ju bashkuan të rinj të qytetit të Shkodrës, nxënës të Shkollës Austriake, histori suksesi, sipërmarrës lokalë dhe të pasionuar.
Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë si një ndër më të rëndësishmet në Shqipëri e Kosovë në fushën e ICT-së, ka arritur që të gjejë mbështetje të gjerë të mediave më të mëdha në vend, aktorëve më seriozë të fushës së biznesit, komunitetit e deri në qeveri, ku një vit më parë u nderua nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me Çmimin Bleta e Artë.
Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjere partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.
Aplikimet do të vijojnë deri më 31 mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.
Në javët në vijim dhjetëra takime e presin komunitetit shqiptarë të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me të ftuar studentët, inovatorë, të rinj, adhurues dhe entuziastë të botës së teknologjisë.
Rreth ICT Awards VI
Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Rreth ICTSmedia
ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Termocentralet e vjetra, çdo 11 ditë pati ndalje të prodhimit pa plan në ndonjë njësi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres