LAJMI I FUNDIT:

Filloi manifestimi tradicional ”Krusheva Etnograf”

Filloi manifestimi tradicional ”Krusheva Etnograf”

Skena muzikore ”Makedonska Sedenka” e hapi mbrëmë në Krushevë, manifestimin ”Krusheva Etnograf”, që do të zgjatë deri më 31 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarë të Krushevës të veshur me veshje të komitëve, turqve, veshje qytetare, të shekullit 19 dhe 20, vizitorëve do t’ua prezantojnë pasurinë kulturore të qytetit dhe mënyrën e jetës, para një shekulli.

Me këtë rast, Zoran Bogeski, drejtor i Muzeut Historik të Krushevës, tha se ky manifestim i vlefshëm pasqyron vlerat e Ilindenit, me organizimin dhe shpalljen e Republikës së Krushevës, mënyrën se si është jetuar në atë kohë në këtë rajon.


Kryetari i Krushevës, Gjorgji Damçeski, tha se me këtë manifestim, Krusheva është shndërruar në një qytet të njohur, brenda dhe jashtë vendit.

Etno Panairi, si pjesë e këtij manifestimi, do të jetë i hapur deri më 15 gusht./Telegrafi/