Fillkov: Të gjitha zgjidhjet për Këshillin Gjyqësor janë në tavolinë dhe kërkohet zgjidhja më e mirë
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke folur për situatën në Këshillin Gjyqësor thekson se ai duhet të jetë organ i pavarur i cili në vendime do të udhëhiqet nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të Këshillit.
“Duhen reforma si akte, veprimtari specifike, por edhe si ndryshim i mënyrës së vëzhgimit dhe perceptimit. Këshillin Gjyqësor e shohim si një organ tërësisht të pavarur, vendimet e të cilit udhëhiqen pikërisht nga përgjegjësia individuale disiplinore e anëtarëve të Këshillit. Ne i bëjmë thirrje profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre ndaj paradigmave ligjore dhe kjo reformë është në këtë drejtim. Prandaj, ne po iniciojmë arritjen e pavarësisë që do të vijë nga vetë gjykatat dhe prokurorët, që ata të zgjedhin anëtarët dhe të mbajnë përgjegjësi morale, profesionale dhe ligjore në atë zgjedhje. Këshilli Gjyqësor nuk duhet të ndikohet nga propozimet e qeverisë, parlamentit apo presidentit. I japim hapësirë, tani Këshillit Gjyqësor, me vendime të pavarura, së pari për përbërjen e tij, të konfirmojë pavarësinë e tij. Edhe ne kemi dhënë kohë, por ende nuk ka asnjë përgjigje, propozim apo vendim nga ana e tyre. Besoj se përgjegjësia individuale do të ketë një efekt shumë më të madh se përgjegjësia kolektive, e cila mund të na fusë në një labirint të rrezikshëm nga i cili do të jetë e vështirë të dalim. Por për momentin të gjitha zgjidhjet janë në tavolinë dhe ne jemi në kërkim të më të mirës”, thotë Filkov në një intervistë për Veçer.
Lidhur me pyetjen, nëse kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva ka dorëzuar një varg propozimesh për reforma, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov u përgjigj se deri në këtë moment kjo nuk është bërë, por se shpreson se në periudhën që vijon do të gjendet kohë për dialog.
“Nevoja për reforma është e dukshme. Mosfunksionimin e aparatit gjyqësor e shohin dhe e ndiejnë qytetarët, sidomos ata që janë në vetë sistemin, në thelb dhe ligjërisht. Kërkohen reforma që i referohen konkretisht punës së Këshillit Gjyqësor, gjë që e pamë edhe gjatë vlerësimit dhe rritjes së transparencës së procedurave disiplinore. Disa nga këto reforma tashmë janë planifikuar dhe çfarë do të zbatohet do të varet nga analiza e funksionalitetit si sistem. Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë nuk është mbajtur takim zyrtar me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, por shpresoj se në periudhën në vijim do të ketë kohë për dialog, thekson Filkov,” njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër