Pas pothujse një muaji të shtyrjes së procesit mësimor, sot nxënësit janë rikthyer nëpër klasa duke filluar kështu vitin e ri shkollor.
Edhe pse në situatë pandemie dhe përballje me COVID-19, në shkollën e fillore të mesme të ulët “Nami Frashëri” në Prishtinë organizimi i fillimit të mësimit ka shkuar në rregull.
Sipas zëvëndesdrejtoreshës së kësaj shkolle Drita Qorolli, ka qenë i vështirë organizimi i rifillimit të mësimit.
“Ka qenë ndoshta e vështirë por ne jemi përgatitë, sepse task forca e shkollës ka qenë vazhdimisht në takime dhe në ditën e premte morëm vendimin të fillojmë me skenarin e Rikthimit dhe shpresojmë që nuk do të kemi infektime” , thotë Qorolli.
Tutje ajo thotë se shumica e mësimdhënësve dhe stafit të kësaj shkolle janë të vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.
“Në shkollën tonë 99 përqind e stafit janë të vaksinuar, vetëm i kemi tre kolegë që kanë qenë tash së voni të infektuar por ata janë të imunizuar tanimë, të tjerët janë të vaksinuar me dy doza”, shtoi ajo.
Në anën tjetër si proces jo të vështirë po e sheh mësimdhënsja e kësaj shkolle, Merita Haxhiu- Hashani.
“Nuk besoj që do të jetë e vështirë pasi që e kemi orën 45 minuta, besoj që do të arrijmë”, tha ajo.
Megjithatë nxënësit janë të lumtur me fillimin e mësimit. Nxënsja Dea Bytyçi, që vijon mësimet në këtë shkollë thotë se janë të lumtur për fillimin e mësimit edhe pse do të jetë e vështirë për shkak të COVID-19 dhe mos afrimin me shokë dhe shoqe.
“Unë kam qenë shumë e lumtur që ka filluar mësimi për shkak se është bërë shumë muaj që nuk kemi mësuar asgjë. Edhe pse do të jetë e vështirë që të mos përqafohemi me shoqe, prap do t’i respektojmë rregullat anti-COVID”, u shpreh Dea Bytyçi
Kurse prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve edhe pse kanë shqetesime dhe frikë për shkak të virusit, ata janë të gëzuar që fëmijët janë rikthyer nëpër shkolla.
“Fillimin e kemi pritur shumë mirë, por kemi pasur edhe ngapak frikë për shkak të këtij virusit por po shpresojmë që nuk do të ketë ndojnë problem, sepse edhe mësuesit janë vaksinuar” thotë Mirvete Spahiu /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova