Filipov: Bullgarisë i pëlqen emri ''Maqedonia e Vardarit''
Gazetari bullgar, Kostadin Filipov, i afërt me tema historike në Bullgari dhe në rajon, ka folur për kontestin e emrit të Maqedonisë dhe ndikimin e ndryshimit të emrit në rajon, posaçërisht tek Bullgaria dhe tek shtetet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për emisionin ''Faktor Magazina'' në TV24, Filipov thotë se prej tre mundësive: Maqedonia Veriore, Maqedonia e epërme dhe Maqedonia e Vardarit, më e saktë për Bullgarinë është ''Maqedonia e Vardarit'', që shteti të futet në BE dhe NATO.
Këtë konstatim, Filipov e mbështet me idenë se disa nga zyrtarët shtetëror kanë pasaporta bullgare, nënshtetësi bullgare dhe janë më miqësor me shtetin e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































