LAJMI I FUNDIT:

Filipinet akuzojnë Kinën se ka gjuajtur me topa uji anijet e saj

Filipinet akuzojnë Kinën se ka gjuajtur me topa uji anijet e saj

Filipinet e kanë akuzuar Kinën se ka përdorur topa uji për të penguar tre nga anijet e saj, në mosmarrëveshjen e fundit territoriale midis dy vendeve në Detin e Kinës Jugore.

Siç raporton BBC, pamjet e videos së publikuar më poshtë, tregojnë anijet kineze që lëshojnë ujë drejt anijeve të qeverisë filipinase, transmeton Telegrafi.

Filipinet i quajtën veprimet e Kinës “të paligjshme dhe agresive”. Deti i Kinës Jugore është në qendër të një mosmarrëveshjeje territoriale midis Kinës, Filipineve dhe vendeve të tjera.


Ngjarja ndodhi pranë Scarborough Shoal, një pikë zjarri midis dy vendeve. Pekini e mori nën kontroll në vitin 2012 dhe që atëherë anijet kineze kanë ngacmuar peshkatarët filipinas në zonë.

Task Forca Kombëtare për Detin e Filipineve Perëndimore tha se “anijet e rojës bregdetare kineze përdorën topa uji për të penguar” anijet qeveritare që të dërgonin karburant dhe furnizime ushqimore në anijet e peshkimit.

Agjencia tha se “dënon me forcë veprimet e paligjshme dhe agresive”. Pekini tha se kishte përdorur ato që i quajti “masa kontrolli” në anijet që kishin hyrë në ujërat e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori