LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Do të ishte joserioze nëse nuk pranojmë faktin e një vale të dytë të virusit

Filipçe: Do të ishte joserioze nëse nuk pranojmë faktin e një vale të dytë të virusit
Foto: Kanal 5

Do të ishte plotësisht joserioze dhe e pajustifikuar në mënyrë mjekësore, nëse nuk e pranojmë faktin për një valë të dytë të mundshme. Duke pasur përvojën e tanishme, ne po punojmë paralelisht në përgatitjen e të gjithë sistemit shëndetësor për një valë të dytë të mundshme, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e tij për “Nezavisen”.

Ai thotë se kulmi i dytë i infeksionit është diçka e treguar historikisht nga një numër epidemish të mëparshme.

“Shikoni të gjitha viruset e frymëmarrjes, parashikimet për këtë janë që mund të zhduken në muajt e verës, por është absolutisht e mundur që ai të rishfaqet në vjeshtë.


Dhe kjo nuk është vetëm perceptim i jonë, por edhe perceptimet në të gjithë botën, dhe kjo përfundimisht duhet të na mbajë në gjendje gatishmërie. Unë mendoj se në këtë nxitim të parë, megjithë shumë të panjohura për këtë virus, ne kemi trajtuar me shumë sukses situatën, falë përvojës dhe ekspertizës së epidemiologëve, virologëve, infektologëve dhe të gjithë stafit mjekësor. Ne nuk kemi pasur skenarët e zi me të cilët përballen disa vende në drejtim të mbingarkesës së sistemit shëndetësor”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori