Filipçe: Situata ka eskaluar në të gjithë rajonin, kufijtë do të mbeten të hapur për momentin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me coronavirusin në vend. Ai tha se pas kontakteve me autoritet e vendeve të rajonit është konstatuar se në gjithë rajonin tashmë ka valë të re të coronavirusit.
Sipas tij kjo po ndodhë për shkak të largimit të masave kufizuese si dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me coronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditëve të fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150, në Bosnje mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”.
“Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.
Në lidhje me çështjen e kufijve, ai tha se situata po vëzhgohet dhe se ata do të mbeten të hapur për momentin.
“Rreth kufijve, intensivisht kemi shqyrtuar informacionet gjatë fundjavës por edhe mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive, kemi biseduar edhe me përfaqësues, epidemiologë nga Qendrat për Shëndet Publik në shumë qytete në pjesën jugore të Serbisë dhe po presim edhe disa informacione shtesë. Dua të them se është absolutisht është e mundur që ditëve në vijim të rekomandojmë masa, nëse vërtetojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve nga këta vende mund të rrezikojë sistemin tonë”, tha mes tjerash Filipçe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania