Ndonëse prindërit kanë tendenca të besojnë se fëmijët e tyre janë shumë inteligjentë dhe të talentuar, ndonjëherë ka shumë fëmijë të mençur që ua kalojnë edhe të rriturve.
Ky është edhe rasti i Charliet nga Anglia, i cili kishte arritur t’i linte gojëhapur plotë ekspertë të muzeut.
Në vizitë me familjen e tij në Muzeun Natyral Historik të Anglisë, ky 10-vjeçar kishte vërejtur se një nga shenjat nuk kishte qenë korrekte, dhe se shenja para Protoceratops-it (lloj dinozauri) ishte emërtuar si Oviraptor (po ashtu lloj dinozauri).
Familja e kishte raportuar këtë në muze dhe më vonë kishte marrë letër falënderimi, ku ekspertët e kishin inkurajuar Charlie-n të vazhdonte interesimin e tij për paleontologji.
Kjo ka bërë që mjekët të tregojnë se fëmijët janë shpeshherë të fiksuar pas dinozaurëve dhe, siç duket, kjo mund të ndërlidhet me një nivel të lartë të inteligjencës.
Sipas ‘Psychology Spot’, njohuria e mahnitshme e fëmijëve rreth dinozaurëve bazohet në një fenomen që në fushën e psikologjisë njihet si “interesimi i jashtëzakonshëm”, që është motivim shumë i fortë për një temë specifike.
Në fakt, një pjesë e madhe e fëmijëve e zhvillojnë këtë motivim gjatë një faze të fëmijërisë së tyre, diku rreth moshës 2 dhe 6 vjeçare.
Studimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë dëshmuar se këto interesime të jashtëzakonshme mbi tema specifike janë tejet fitimprurëse për zhvillimin intelektual të fëmijëve.
Ata thonë se këto lloje të interesimit jo vetëm se e bëjnë fëmijën t’i zgjerojë njohuritë mbi një temë të caktuar, por edhe ua përforcojnë këmbëngulësinë, ua rrisin vëmendjen dhe ua zhvillojnë aftësitë e mendimit kompleks.
Kur një fëmijë është i interesuar mbi një çështje të caktuar, ai/ajo bën çmos për të mësuar më shumë mbi atë çështje, duke filluar nga leximi i librave, vizatimi i pikturave e deri te shikimi i filmave dhe emisioneve informuese. Ky përkushtim u ndihmon fëmijëve t’i zhvillojnë edhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë